21 Dhjetor, 2018

Ka korrur sukses si repere, por nuk do ta besoni për çfarë studion Tayna


Së fundmi reperja Tayna është kthyer në një ndër personazhet më të përfolur, si dhe këngët e saj po thyejnë rekorde shikueshmërie në kanalin e “Youtube”-it.

Edhe pse në një moshë të re, Tayna ka arritur që të jetë mjaft e suksesshme në tregun muzikor. Por mesa duket ajo po i kushton vëmendje të madhe edhe shkollimit.

Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Express Morning”, reperja ka zbuluar se këtë vit do të diplomohet në degën e shkencave kompjuterike.

“Jam në vitin e tretë për shkenca kompjuterike. Gjithmonë edukimin e kam pasur të rëndësishëm dhe ma merr mendja me thënë “s’kam fakultet” në ditët e sotme s’është shumë lavd. Unë jam pro edukimit dhe me pas një diplomë përveç karrierës, me pas dhe një plan B se këndimi nuk zgjat gjithë jetën”, është shprehur Tayna.

© Panoramaplus.al