Dhuna e infermiereve ndaj të moshuarës në azilin në qytetin e Pejës, ka tronditur opinionin publik. Publikimi i pamjeve të rënda ditën e djeshme (2 nëntor) ka sjellë shumë reagime nga personazhe të njohur duke dënuar aktin e infermiereve.

Siç është parë dhe nga pamjet e publikuara në media, Aurona Pelaj dhunon të moshuarën dhe koleget e saj qeshin, ndërsa njëra prej tyre e filmon.

Së fundmi ka ardhur dhe reagimi i reperes Tayna e cila dënon aktin e infermieres dhe shprehet se çdo gjë kthehet nëkëtë jetë. Sipas saj ky fenomen ka kohë që ndodh në azilet e të moshuarve, ku punonjëset i keqtrajtojnë pacientët.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory, këngëtarja shkruan:
“Botës definitisvisht i ka humbur ndjenja dhe emocioni njerëzor. Turp! Do të plakeni edhe ju moj vajza e të gjitha kthehen në këtë jetë. Në spitalet publike ka kohë që ndodh ky fenomen, ku sillen shumë keq me pacientat që nuk kanë as kushtet më të mira financiare për të shkuar në spitale private dhe përveç se janë sëmurë (që nuk i intereson askujt)
Duhet të durojmë edhe arrogancën e disa prej atyre që ‘punojnë’ aty. Po kjo ngjarje kalon çdo kufij që janë të përfshirë, vetëm njerëz nuk jan. Dhe po lutem për këtë grua, t’i dërgoj Zoti shumë paqe dhe dashuri sepse nuk ka pasur as nga vetë familjarët. Na fal loke për Kohën që ka ardhur!”


