25 Tetor, 2018

Ka disa muaj që nuk poston në “Instagram”, Bes Kallaku zbulon arsyen se pse gjyshja s’është aktive


Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku e ktheu gjyshen e tij Ijen në një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

Fillimisht e mori në emisione ku ai ishte i ftuar, postonte fotografi me të në profilet e tij në rrjetet sociale, derisa i hapi një llogari në “Instagram” me emrin e saj.

Në këtë mënyrë, Ija u kthye në gjyshen më të njohur në Shqipëri si dhe shumë shpejt u bë një nga personat më të ndjekur në rrjetin social. Por ka disa muaj që ajo nuk është aktive në “Instagram”.

Arsyen se pse së fundmi Ija nuk ka bërë asnjë postim, e ka treguar nipi i saj. Besi publikoi në “Instastory” një foto nga mesazhet e shkëmbyera me të gjyshen në “WhatsApp”.

Ai e pyet se pse nuk ka qenë aktive këto muaj në “Instagram” dhe ajo i thotë se ka patur shumë pasi ka qenë duke përgatitur vajin e ullirit.

 

View this post on Instagram

 

Tu vjel ullinjt me Ijen @ijabeskallakut

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

“Nuk kam pas mundësi o shpirt. Edhe shumë punë kam pas”, shkroi Ija në mesazhet me nipin, i cili e publikoi me mbishkrimin: “Arsyeja pse Ija nuk ka qenë aktive në Instagram”.

Njëkohësisht Bes Kallaku ka ndarë me ndjekësit e tij një video nga momenti kur gjyshja është duke përgatitur vajin, pas vjeljes së ullinjve.

 

View this post on Instagram

 

U vjelen ullinjt, e bojm vete vojin e ullinit ne re…

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Panorama Plus

© Panoramaplus.al