
MILLIE BOBBIE BROWN DHE DRAKE
Për herë të disatë zbulohet se Drake, 32 vjeç, flet me vajza adoleshente. E para ishte Millie Bobbie Brown, aktorja e “Stranger Things” që tha se ajo dhe Drake ishin miq të ngushtë dhe se Drake i jepte këshilla për çunat. Asokohe, Millie ishte vetëm 15 vjeçe. Së fundi, Billie Eilish, 17 vjeçe, tha në një intervistë se flet rregullisht me Drake dhe se ai është njeriu më i sjellshëm që ka njohur.

BILLIE EILISH DHE DRAKE
Fakti që reperi komunikon me dy vajza nën moshë është pak i çuditshëm, por edhe mund të justifikohet kur merr parasysh që janë në të njëjtën industri dhe ndoshta shërben si një vëlla i madh për to.
Vlejnë të përmenden dhe dy raste që shpjegojnë më qartë synimet e Drake me këto shoqëri të pazakonta me vajza të vogla.
Drake u njoh me Hailey Baldwin kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe, i bënte dhurata të shumta, i kushtonte vëmendje, fliste me të. Kur ajo mbushi 18, u lidh me aktoren dhe modelen.

DRAKE DHE HAILEY BALDWIN
E njëjta gjë vlen edhe për Kylie Jenner, me të cilën ka qenë i fiksuar prej vitesh. Por, ata kanë një diferencë 10-vjeçare, Drake këndoi në ditëlindjen e saj të 16, ndërsa tani, që Kylie është 22, thuhet se janë lidhur bashkë.

DRAKE DHE KYLIE JENNER
Gjasat janë që, duke krijuar shoqëri me këto vajza që në vitet e para të adoleshencës, Drake i hap rrugë vetes për t’u lidhur me to kur të jenë në moshë ligjore. Ndoshta disave s’iu duket ndonjë gjë e madhe, por një burrë 32-vjeçar që flet me adoleshente nuk duhet të jetë aspak normale./anabel
© Panoramaplus.al
