14 Tetor, 2019

“Ka dhe kujtime të bukura që na trishtojnë..”, Ermal Mamaqi kujton Dr.Florin në një mënyrë të veçantë


Aktori dhe moderator i njohur Ermal Mamaqi ka kujtuar me një postim në rrjetet sociale, mikun e tij të shtrenjtë Dr.Florin.

Ermali është ndalur këtë fundjavë në Përmet, në vendin ku ka qenë 8 vite më parë me të. “Ka dhe kujtime të bukura që na trishtojnë. Rrugës për Përmet, ndalova tek i njëjti vend. Asgjë nuk kish ndryshuar. Si 8 vite më parë. E njëjta tavolinë, të njëjtat karrige. I paharruar Dr. Flori”-ka shkruar krahas fotove Mamaqi.

© Panoramaplus.al