17 Gusht, 2021

Ka bërë ndërhyrje në gjoks? Britney Spears zbulon arsyen pse publikon foto topless dhe i përgjigjet pyetjeve rreth shtatzënisë


Britney Spears ka publikuar një seri fotosh të reja topless me anë të të cilave tregon se “nuk është shtatzënë” dhe “nuk ka asnjë ndërhyrje në gjoks”.

britney spears (2)

Postimi i fundit i yllit të pop-it në Instagram, i cili përfshin një mesazh të gjatë për fansat e saj, vjen pak javë pas fotove të tjera që e tregonin atë duke mbuluar gjoksin me duar, shkruan “The Sun”.

Këngëtarja 39-vjeçare iu përgjigj të gjithë atyre që dyshonin se ajo kishte rritur madhësinë e gjoksit: “Jo njerëz … Unë nuk kam bërë ndërhyrje në gjoks brenda një jave.”

britney spears (4)

As nuk jam shtatzënë,” shtoi ajo për të gjithë ata që e pyesnin nëse së bashku me të dashurin e saj, Sam Asghari, do të bëhen prindër.

Ajo vazhdoi duke shkruar: “Kam gjoks në këto fotografi, sepse kam ngrënë ushqim!!!! Para se t’ju tregoj më shumë fotografi të trupit tim … Unë dua që ju të kuptoni mendimet e mia për ekspozimin e lëkurës sime!!!!

Sipas mendimit tim është shumë i keq reagimi i menjëhershëm kur çdo grua është seksi… jo … Unë nuk po flas në një klub striptizmi apo në një shfaqje…

britney spears (1)

Gjithsesi vë bast që po pyesni veten pse do ta ekspozoja trupin tani … mirë, sepse kam lindur lakuriq në këtë botë dhe sinqerisht ndiej se pesha mbi shpatullat e mia më ka bërë ta shikoj veten në atë mënyrë!!!!

Unë doja ta shihja veten në një mënyrë më të lehtë … lakuriq … sipas mënyrës si kam lindur dhe kur i shoh fotografitë e shkrepura më pas, është një çmenduri. Psikologjia e të parit veten në formën time më të pastër dëshmon se dhimbja… lëndimi… lotët… dhe barra të rënda, nuk janë unë.

britney spears (3)

Këngëtarja deklaroi me krenari: “Unë jam një grua…. një grua e bukur… e ndjeshme që ka nevojë të shikojë veten në formën më të pastër !!! Jo … Unë nuk do të bëj fotografi topless për pjesën tjetër të jetës sime, sepse do të bëheshin të mërzitshme”.

Babai i këngëtares, James Spears, deklaroi para disa ditësh në gjykatë se është i gatshëm të japë dorëheqjen si kujdestar i saj.

britney spears (6) britney spears (1) britney spears britney spears2 britney spears3 britney spears4

 

© Panoramaplus.al