12 Shkurt, 2024

Ka bërë ndërhyrje estetike? Publikohen fotot e Sara Gjordenit para disa viteve, ja si dukej banorja e “BBVIP”


Ish-missi Sara Gjordeni kohët e fundit është shndërruar në një ndër personazhet më të përfolur në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Bukuroshja po shijon një romancë me Bardhin brenda kësaj shtëpie, ndërsa disa ditë më parë pjesë e spekaklit është bërë edhe ish-partneri i saj, këngëtari Endrik Beba.

Këto dinamika kanë bërë që banorja të komentohet gjerë e gjatë, jo vetëm nga banorët por edhe publiku jashta shtëpisë, ku të shumtë janë ata që mbështesin romancën e saj me reperin.

Mirëpo shpesh herë ajo është përfolur edhe për ndryshimet që ka pësuar në pamje që nga fillimi i karrierës së saj si modele deri më tani.

Së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa foto të Sarës para disa vitesh, ndërsa duket qartë ndryshimi që ajo ka pësuar. 

© Panoramaplus.al