27 Korrik, 2020

“Ka ardhur koha të mos e mbajmë më sekret”- Turjan Hysko i bën dedikimin e ëmbël Orinda Hutës në 3-vjetorin e martesës: Do të dua për 97 vite të tjera pastaj …


Turjan Hysko ka kujtuar sot 3 vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij Orinda Hutën.

Moderatori përkujtoi këtë ditë magjik për të në një postim në Instagram dhe i bëri Orindës dedikimin e ëmbël që çdo grua do dëshironte.

Turjan Hysko i premtoi publikisht se do ta dojë përgjatë gjithë jetës së tij, ndërsa në urim nuk munguan as notat e humorit.

“27/07/2017 Ja pra Orinda Huta ka ardhur koha qe mos ta mbajmë me sekret! Le ta themi publikisht qe ne te dy kemi 3 vite martuar… ??? Gëzuar shpirt!

Për 97 vitet e tjera mbaj përgjegjësi qe do te dua, pastaj nuk i dihet jetës!? Ka qene një dite magjike sepse kishte shume dashuri brenda, sepse ishte dhe do mbetet dita jone! Te dua,”- shkroi moderatori.

Ndërsa postimin e shoqëroi me dy foto nga ceremonia e martesës.

Në njërin nga imazhet shihet moderatori duke djegur shaminë e beqarit, ndërsa në foton tjetër Turjan Hysko është i kapur për dore me Orinda Hutën.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al