20 Tetor, 2022

Justin Timberlake dhe Jessica Biel festojnë 10 vjetorin e martesës së tyre: “Ti më bën bashkëshort dhe baba më të mirë çdo ditë!”


Çifti i njohur, Justin Timberlake dhe Jessica Biel festojnë sot 10 vjetorin e martesës së tyre.

Këngëtari i dedikoi në rrejtet sociale fjalët më të ëmbla partneres së tij:

 “10 vjet nuk mjaftojnë!”, ka shkruar Timberlake krahas një postimi me foto dhe video.“Ti më bën bashkëshort dhe baba më të mirë çdo ditë! Të dua shumë o njeri i bukur!”, shkroi  ylli i muzikës në postim. 

Kurse Biel, e ndau postimin në InstaStory, duke shkruar, “Dhjetë vjet”. 

Postimi përmbante fotografi nga netët e takimeve romantike të çiftit. Ata martuan në vitin 2012, dhe kanë pasur “uljet dhe ngritjet” e tyre gjatë martesës dhjetëvjeçare përfshirë kur Timberlake u fotografua dorë për dore me aktoren Alisha WainWright në nëntor 2019.

Pavarësisht kësaj, Biel foli për jetën e saj me këngëtarin e “Mirrors” në prill, duke thënë se ajo është “më e lumtur” se kurrë më parë. “Ndonjëherë ndihem sikur 10 vjet sapo kanë kaluar sa hap e mbyll sytë dhe herë të tjera ndihem sikur: O zot, 10 vjet, kjo është një sasi e konsiderueshme e jetës së dikujt”, tha ajo gjatë një interviste me Access Hollywood. 

Një nga pikat kryesore të marrëdhënies së çiftit erdhi vitin e kaluar kur fituesi i “Grammy” u detyrua t’i kërkonte falje publike ish-të dashurës, Britney Spears dhe Janet Jackson pas publikimit të dokumentarit “Framing Britney Spears”. Biel qëndroi në krah të burrit të saj mes reagimit të ashpër dhe dyshja duket se po ia dilnin më mirë se kurrë në atë periudhë.

Çifti Timberlake-Biel u martuan në 2012, dhe më pas lindi djali i tyre Silas, i cili këtë vit mbushi dy vjeç. Në gusht ishte Jessica ajo që foli për martesën e tyre. “Ne kemi të njëjtat vlera, besojmë në besnikëri dhe ndershmëri. Na pëlqen të zbavitemi, pëlqejmë shumë  gjëra të dy, edhe në punë, jemi të mirëorientuar në karrierë”, ka thënë ajo për Marie Claire. Ata janë prindër të dy djemve: Silas dhe Phineas.

© Panoramaplus.al