12 Tetor, 2023

Jusin Bieber kritikohet ashpër nga fansat në “X”, ja çfarë ndodhi (Foto)


Këngëtari i njohur Justin Bieber është kritikuar në rrjet nga fansat pasi ka bërë një gabim në një postim që ai bëri në rrjetet sociale.

 “Lutuni për Izraelin”– shkruhej në postim i cili përmbante një foto të shkatërrimit në Gaza.

Ndërsa nuk kaloi shumë kohë dhe këngëtarin e fshiu atë duke bërë kështu një tjetër postim ku shkruan: “Duke u lutur për Izraelin”, të cilin e shoqëroi me një emoji zemërthyer.

Megjithatë gabimi nuk kaloi pa u vënë re nga fansat në internet, të cilët “sulmuan” Justin.

Të famshmit janë aq të paprekshëm sa në të vërtetë është shumë  e turpshme”– ka shkruar një ndjekës në “X”.

Ndërsa një tjetër tha: “Një shembull tjetë i të famshmëve që nuk ndjejnë absolutisht asgjë dhe ripostojnë gjënë e parë që iu del para”.

“Një kërkim i thjeshtë në Google mund ta shpëtonte atë nga ky siklet…”- ka shkruar një tjetër.

 

© Panoramaplus.al