21 Tetor, 2023

Jumpsuititi që Rihanna kishte veshur gjatë performancës në “Super Bowl 2023″ tashmë në shitje. Ja sa kushton ai


Jumpsuiti i kuq që Rihanna kishte veshur teksa performoi në “Super Bowl 2023” është nxjerrë në shitje nga shtëpia e modës “Loewe”.

Çmimi aktual i veshjes së artistes është plot 2740 euro.

Kujtojmë që gjatë performancës këngëtarja ishte në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të dytë, Riot Rose Mayers, i cili erdhi në jetë disa muaj më parë.

Ajo dhe reperi A$AP Rocky kanë së bashku edhe një djalë tjetër, RZA Athelston Mayers.

© Panoramaplus.al