Juliana Nara ka rikthyer në vëmendje historinë e saj me videon intime e cila disa vite më parë u përfol goxha.

Gjatë ‘Prime’-it të “Big Brother Vip Kosova”, banorja u shpreh se kjo histori i dhemb akoma pasi nuk është vetëm e saja por edhe e shumë grave të tjera të cilat janë përballur në të njëjtën situatë si ajo.
Xhuli tregoi se ka qenë e lidhur me një djalë gjatë asaj kohe dhe dikush ka hyrë dhje i ka hakëruar bisedat dhe kompjuterin e saj dhe i ka filmuar në çastet e tyre më intime.

“Akoma më dhemb sepse nuk është vetëm tregimi im por edhe për qindra gra tjera që ballafaqohen me të njëjtën situatë sikurse unë. Unë kam qenë duke folur me një djalë, isha një nga më të përfolurat në atë kohë. Për mua ishte lidhje, për atë nuk e di si ka qenë. Njeriu aventurist kur është. Dhe hin dikush dhe i ka hakuar bisedat tona dhe kompjuterin dhe hyn na incizon neve dhe ne dy njerëz të rritur çfarë bëjnë dhe pas disa ditëve nuk e ki di si e ka incizuar atë. Mua më vjen pas disa ditëve një e-mail kliko linkun dhe dua kaq pare. Kur kjo ndodhi ato para që kisha punuar gjithë ato vite ia dhashë dikujt me maskë”– tregoi ajo.
Më tej banorja u shpreh se pas atij momenti ajo ka menduar dhe t’i japë fund jetës së saj.
“Momenti ka qenë super i vështirë kur e kam kuptuar që ai link-u është videoja ime. Ato momente kam menduar që ato momente ishte më mirë që të fundosesha prej kësaj bote sepse për mua vlera shqiptare, vlera e familjes. Vlera e fisit im, puna sakrifica që e kam bërë deri në atë moment ka qenë shumë e madhe. Çdo mund i yti fshihet me një gjë kaq të vogël, kaq të vogël ku një vajzë zhvishet për të dashurin e vet që është shumë normale, por nuk është normale për me ta humbur të drejtën me të shantazhuar. Opsioni i parë që a ia vlen me jetu që t’i lë ëndrrat e mia mbrapa por e dija që do t’i shkaktoja prindërve një hall më të madh, ose gjëja e dytë që të vazhdoj përpara. Sa herë që flas qaj sepse ma kujton dhimbjen, mbi të gjitha dhimbja nuk është asgjë nëse e mbaj vetëm për vete”- tha Juliana.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

