Aktori i mirënjohur i “Duplex” Julian Deda është foptografuar pak ditë më parë në inaugurimin e një restoranti të ri.
Duket se bufeja, që ishte shtruar me atë rast, ishte parajsa e Julit dhe ai nuk ka humbur kohë duke provuar gjithçka ishte përgatitur me atë rast. Pak javë më parë, Julian Deda tha në një intervistë se i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje për të hequr oreksin.

Pra, ai kishte vendosur balonin gastrit që të mos e lejonte të hante. Por, mesa duket, nuk ka balon që e pengon Julin që të mos i afrohet dashurisë së tij të madhe, ushqimit.
Në fakt, të gjithë kemi dashuri për pjatat e mira, por disa janë me fat që hanë çfarë duan dhe nuk shëndoshen. Ndërsa Julit i duhet të bëjë sakrifica, përndryshe format e tij e pësojnë keq dhe kjo nuk është diçka e mirë, sidomos për një personazh ekrani.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
