Aktori i njohur, Julina Deda, ndodhet në veri të Shqipërisë, ku po punon për një projekt të ri.

Destinacioni i tij është pikërisht Valbona, ku dyshohet se do të jetë pjesë e filmit më të ri të Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Xhirimet e filmit kanë nisur prej disa kohësh, e aktorët kanë nisur që të përshtaten me rolet e tyre. Kështu ka ndodhur edhe me Julin, të cilit i është dashur që të bëjë një ndryshim të madh në look-un e tij.

Aktori ka publikuar sot në “Instagram” një foto ku shfaqet duke lyer flokët dhe mesa duket ai do i bëjë me fije.
“I’u a di hallin mi gra”, ka shkruar Juli bashkëngjitur me foton që ka marrë mijëra pëlqime dhe shumë komente.

