Një vit më parë ishte Trejsi Sejdini, ajo që u shpall “Miss Universe Albania”. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ajo i ka dorëzuar kurorën një tjetër bukurosheje.

“Miss Universe Albania” këtë vit u kurorëzua Cindy Marina, e cila ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por është me origjinë nga Shkodra.

Mbrëmjen e djeshme, bukuroshja mori vëmendjen e të gjithëve me performancën e saj joshëse, duke marrë kurorën që çdo femër e ëndërron.
“Vij në ‘Miss Universe Albania’ sepse ndjej që jam në një moment tjetër përfaqësimi të jetës sime dhe bukuria e vetëbesimi janë dy elemente të rëndësishme që më kanë shoqëruar gjithmonë. E ndjej veten me fat që mu dha mundësia të vij këtu dhe të konkurroj për një kurorë që shkon përtej estetikës”, është shprehur më herët Cindy.


