13 Tetor, 2023

“Ju lutem të gjithëve…”- Getinjo iu bën thirrje publike fansave dhe lidhet me Vivien, ja çfarë ndodhi (Foto)


Reperi i njohur Getinjo dhe ish-partnerja e tij, Vivien Thano disa muaj më parë i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë.

Ishte kjo e fundit e cila gjatë një interviste tregoi se arsyeja që ajo vendosi ti jepte fund marrëdhënies me artistin kishte të bënte me varësin e reperit nga lojërat e fatit.

“U ndamë sepse luante bixhoz”- tha Vivien.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Getinjo i mohoi të gjitha këto deklarata të ish-partneres së tij, duke thënë se janë arsye të tjera që kanë çuar ata në marrjen e këtij vendimi.

Mirëpo mesa duket publiku ka zgjedhur të besojë artistin dhe të “thumbojë” Vivien, ndërsa kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak ish-banorit të “BBVK” i cili iu ka bërë thirrje publike fansave që mos të përfshihen më në këtë histori.

Po i lëmë shakatë anash. Ju lutem të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e bëni të madhe punën e ish-lidhjes time edhe të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit. Jeta vazhdon, ju kisha lutur që ta lini rehat edhe personin që kam qenë me të por edhe mua. Mos e fyeni askënd mos e zmadhoni çdo gjë edhe postimet e mia nëpër rrjete sociale nuk lidhjen me lidhjet e mia dashurie”, u shpreh ai.

 

© Panoramaplus.al