Prej disa ditësh tashmë, Morena Taraku ka tërhequr vëmendjen e publikut pas disa deklaratave të forta duke akuzuar disa emra të estradës se janë pjesë e ‘krimit të organizuar’.

Madje në lidhje me këtë situatë, reagoi dhe e ëma e artistes, Selvete Rexha e cila pranoi se vajza e saj ka probleme të shëndetit mendor dhe i kërkoi falje publikisht personave që ka akuzuar Fjolla.
“Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje.
Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e këngëtares, e cila mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.
E së fundmi ka ardhur dhe reagimi i ish-partnerit të këngëtares, biznesmeni Fisnik Syla. Ai ka bërën jë deklaratë të gjatë në InstaStort ku shprehet se Fjolla nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk duhen marrë për bazë akuzat dhe deklaratat e saj.
“Reagim publik.
Të nderuar, po e ndjej të nevojshme ta bëj këtë sqarim për opinionin lidhur me deklaratat e fundit që ka bërë F.M (emër i njohur për publikun) Tashmë siç jeni të dëshmuar, gjendja shëndetësore e personit në fjalë nuk është në stadin më të mirë të mundshëm dhe rrjedhimisht edhe ato që thotë nuk mund të merren si të vërteta e as nuk janë të vërteta. Po e ndjej si detyrim ndaj opinionit publik që të sqaroj të vërtetën mbi personal e përmendur në video, në veçanti mikut tim me inicialet D.K, i cili ka qenë një ndihmesë shumë e madhe e jona në kohën kur ajo ndodhej në paraburgim dhe e them pa mëdyshje që është nga personat më bamirës dhe më human që njoh. Lus të gjithë njerëzit që ta mirëkuptojnë gjendjen e rënduar të zonjës në fjalë dhe të anashkalojnë deklaratat e pavërteta të saj.”- shkruan ai.


