27 Gusht, 2019

Ju kujtohet Lisa e “Apartamentit 2XL”? Ja si duket aktorja pas 7-vitesh (FOTO)


E mbani mend Lisën e “Apartamentit 2XL”, e cila me batutat e saj bëri për vete publikun shqiptar?

Në kulmin e karrierës së saj, Lisa Kujofsa vendosi të shkëputej nga televizioni dhe u largua nga Shqipëria. Kanë kaluar 7 vite që nga hera e fundit që e pamë Lisën në spektaklin e humorit.

Prej disa vitesh, aktorja jeton në Itali, por së fundmi është rikthyer në Shqipëri. Ka qenë kolegu i saj, aktori Gentian Zenelaj, ai që ka publikuar një foto me Lisën, gjithashtu në shoqërinë e regjisorit Altin Ago.

“Lisa u kthye”, shkruan Genti krahas fotos, të cilën më pas edhe Kujofsa e ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”.

© Panoramaplus.al