Këngëtari i njohur, Erion Korini, prej një kohe të gjatë i ka munguar skenës muzikore.

Ai ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Soiree”, puntata e të cilës ishte dedikuar personazheve të njohur që kanë kohë që kanë hequr dorë nga muzika dhe bëjnë profesione të tjera.

Erion Korinin të gjithë e mbajnë mend për bashkëpunimin që ka realizuar me këngëtaren Greta Koçi me titull: “Kush ka faj”.

Gjatë bisedës në studio, Erioni foli për jetën e tij sot dhe ka zbuluar se kur u largua nga muzika vendosi që të merrej me diçka tjetër. Ai zbuloi se aktualisht punon te radio “OraNews” dhe zëri i tij është dëgjuar në spote dhe reklama të ndryshme.

Por Erioni surprizoi fansat e tij, pasi tha se tani ka vendosur të kthehet në muzikë dhe brenda tri muajsh pritet të nxjerrë këngën e tij.

“Njeriu që dua më shumë në këtë jetë do që të më shikoje sërish në skenë. Ajo është nëna ime. Do të nxjerr këngën e radhës, shpresoj pas tri muajsh. Kësaj radhe dua të bëj këngët që dua unë dhe për ata pak që duan zërin tim”, shtoi Korini.
© Panoramaplus.al
