7 Gusht, 2023

“Ju kërkoj falje”- Mungoi në dy koncerte radhazi, por ja arsyeja e fortë që Dafina Zeqiri mori këtë vendim: Duke parë kushtet…


Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është një ndër artistet më të njohura shqiptare, e cila po korr suksese të një pas njëshme.

Artistja e cila numëron me mijëra klikime në youtube së fundmi i ka zhgënjye fansat e saj të ‘zjarrtë’ teksa ka munguar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ku duhet të performonte së bashku me disa këngëtarë të tjerë.

E teksa artistët e tjerë ishin të pranishëm, përmes një postimi në InstaStory, Dafina i sqaroi fansat se mungesa e saj në këtë koncert.

Stafi im bashkë me organizatorin duke parë kushtet atmosferike kanë ardhur në një përfundim të përbashkët për mosprezencën time në stadium. Aq shumë jemi përgatitur për këtë event saqë edhe po të paraqitesha në skenë do ta kisha të pamundur të zhvilloja të gjithë performancën e parapërgatitur. Ju kërkoj mirëkuptim për këtë gjë dhe uy pafshim në organizimet e tjera të radhës”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Dafina ka munguar në koncerte, pasi vetëm 4 ditë më parë gjithashtu ajo mungoi në koncertin e saj në Pejë si pasojë e gjendjes jo të mirë shëndetësore.

“Kërkoj falje për mungesën në Pejë sonte, për shkaqe shëndetësore, ju premtoj që shumë shpejt do tju sjell një super shoë për ju! E juaja Dafina.”- tha Dafina.

 

© Panoramaplus.al