13 Shtator, 2022

Ju “injoron” partneri, Sarah Berisha tregon zgjidhjen me anë të kësaj videoje


Përpos famës, “Big Brother Vip” iu dha Sarah Berishës dhe Pajtim Krasniqit të njohur si Dj Pm edhe njëri-tjetrin.

Çifti i formuar brenda këtij formati , sot janë ndër të preferuarit e publikut. Për Pm kjo periudhë ka qenë mjaft e angazhuar me koncerte, dhe mungesën e tij e ka dëshmuar fare mirë edhe Sarah në rrjetet e saj sociale.

Jo pak herë blogerja është “ankuar” që Pm gjatë kësaj periudhe nuk i kushton vëmendje mjaftueshëm. Këtë Berisha e shpreh në mënyrën më gazmore të mundshme, siç është edhe videoja e fundit në TikTok.

Bashkangjitur zërit në këtë platformë ku thuhet “Natën e mirë për veten, e dua veten shumë”, Sarah shkruan: “Unë kur i dashuri im bie në gjumë para meje dhe nuk më thotë natën e mirë.”

Sakaq kujtojmë se blogerja ka zbuluar se e ka takuar të gjithë familjen e të dashurit të saj, përveç motrës së tij të vogël.

Ndonëse në këtë periudhë lidhja e tyre po zhvillohet në distancë, shkak i angazhimit të PM-it, çifti duken të konsoliduar me njëri-tjetrin. Fansat e çiftit mezi presin që ata ta kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe janë kuriozë të dinë nëse do të ketë ndonjë propozim nga ana e Pajtimit.

© Panoramaplus.al