Modelja shqiptare Jori Delli është një ndër personazhet shumë të dashur nga publiku shqiptar.

Bukuroshja arriti të bëhej më e famshme me pjesëmarrjen e saj në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania”.

Disa muaj më parë Jori ka konfirmuar lidhjen me reperin italian, Fred De Palma.

Së fundmi çifti janë fotografuar duke shkëmbyer puthje pasionante rrugëve të Tiranës, ndërsa ata dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Kjo nuk është hera e parë që Jori ia shpeh dashurinë në publik partnerit të saj, pasi shpeshherë modelja publikon foto romantike në rrjetet sociale.




