Ish-banorja e “BBV”, Jori Delli disa muaj më parë konfirmoi romancën me reperin italian, Fred De Palma.

Çifti kanë nisur pushimet së bashku në Amsterdam, ndërsa ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale ku ndajnë me fansat foto romantike nga vendet që ata vizitojnë.

Së fundmi Jori ka postuar në Instagram një foto duke shkëmbyer puthje pasionante me të dashurin e saj, ndërsa mori me mijëra pëlqime dhe komente nga fansat e tyre të “zjarrtë”.
Mirëpo një ndër komentet që rënë në syrin e publikut ka qenë ai i Ronaldo Sharkës, i cili ka nxitur aludimet e publikut se Jori dhe reperi janë martuar.
“Që kur u fejove e martove, na harrove fare”– ka shkruar moderatori.

Megjithatë akoma nuk dihet nëse çifti janë martuar me të vërtetë apo kjo është një ndër shakatë e Ronaldos.





© Panoramaplus.al



