
Moderatorja dhe aktorja Jonida Vokshi ka ngritur dyshime se mund të jetë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.
Ajo ka publikuar një video që ilustron një telefonatë të kryer nga produksioni. Në video shihet si sfond logoja e formatit dhe emri i telefonuesit “Big Brother”. Pasi telefoni hapet dëgjohet një zë që thotë: “A je gati?”

Kjo ka ngritur dyshime se mos ndoshta Jonida do jetë pjesë e reality-show, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një formë përkrehjeje për emisionin që realizohet për herë të parë në Kosovë.
Nëse Jonida ka pranuar ftesën kjo do ishte një sfidë më vete për të, nisur edhe nga fakti se moderatorja ka qenë hermetike rreth jetës personale. Por po ashtu edhe sepse është nënë e një vajze 2-vjeçare nga e cila ka treguar se e ka shumë të vështirë të largohet.
Vlen të theksohet se vitet e fundit jeta e saj ka qenë e ndarë mes Prishtinës dhe Tiranës pasi u martua me producentin nga Kosova, Besnik Krapi.
Pas marrëveshjes me Banijay Rights, ‘Artmotion’ që drejtohet nga Alaudini dhe KlanKosova do të sjellin edicionin ‘Big Brother VIP’ në Kosovë. Puna ka nisur dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë, konkretisht në muajin shtator. Ende nuk ka emra konkret rreth pjesëmarrësve por pritet të ketë personazhe VIP nga Shqipëria dhe Kosova. Në Shqipëri formati pritet të fillojë në fund të dhjetorit.
Ndërkohë është zbuluar se programi i është besuar moderatorit të njohur Alaudin Hamiti i cili është zgjedhur prezantuesi i këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Kosova”. Lajmi u konfirmua nga vetë ai nëpërmjet në postimi në Instagram.
Teksa Alaudini do jetë moderator i “Big Brother VIP” në Kosovë, Arbana do jetë në “Big Brother VIP” në Shqipëri në dhjetor. Gjatë një interviste në “n’Za” Alaudini u pyet se cili ishte komenti i prezantueses së formatit në Shqipëri në një nga takimet e përbashkëta të cilat kanë pasur, si përfaqësues të shteteve që kanë licencën e formatit “Big Brother”. Me doza humori, Alaudini tha i ka thënë “Edhe ju këtu?”. Prezantuesi i njohur i ‘Klan Kosova’ zbuloi më pas se Arbana i ka thënë që çdo gjë do të shkojë mirë nëse i përmbahen rregullave të patentës. Gjithashtu zbuloi se procesi i sigurimit të të drejtave të “Big Brother” për Kosovën ka nisur në tetor të vitit të shkuar dhe është mbajtur për muaj të tërë sekret.
© Panoramaplus.al
