17 Shtator, 2019

Jonida Vokshi ndan me ndjekësit fotot më të bukura të dasmës: Momenti më emocionues i jetës


Të shtunën që kaloi, moderatorja e njohur, Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre.

Ceremonia u mbajt më datën 14, buzë detit dhe çdo detaj tërhoqi vëmendjen pasi ishte realizuar me aq kujdes dhe thjeshtësi.

Çifti festoi deri në orët e para të mëngjesit, në praninë e miqve e familjarëve të tyre.

Atë ditë, Jonida nuk publikoi asnjë fotografi nga dita e saj e veçantë, por ishin miqtë ata që zbuluan se si u duk nuse moderatorja.

Por pas dasmës, ajo vendosi që me ndjekësit e saj të ndante momentet më të bukura të ceremonisë, të cilat do të mbeten përjetë në memorien e moderatores dhe Besnikut.

Në një postim në “Instagram”, Jonida ka falenderuar çdokënd që ia ka bërë ditën speciale edhe më të veçantë e të bukur.

“Momenti më emocionues i jetës”, shkruan ajo krahas fotove të dasmës, ku ka marrë urime të shumta nga fansat e saj. 

© Panoramaplus.al