Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, feston ditën e sotme ditëlindjen. Nëpërmjet postimeve në ‘Instastory”, ajo ka zbuluar se aktualisht ndodhet në Londër.

Ndërkohë të shumta kanë qenë urimet për të me rastin e ditëlindjes. Miq dhe të afërm kanë gjetur fjalët më të bukura për ta uruar Jonidën në ditën e saj të veçantë.

Por urimi që tërhoqi më shumë vëmendjen, ishte ai i mamasë së moderatores. Ajo kishte publikuar një foto të Jonidës të shkrepur gjatë periudhës së fëmijërisë.

Moderatorja e ka ripostuar në “Instastory”-n e saj foton ku shfaqet me baluke dhe me fole të shkurtra.




