Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ndau partneri i saj, producenti Besnik Krapi.

Çifti janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Ian.
“Shokë e shoqe, IAN quhet djali jonë që lindi shëndoshë e mirë sot ? ❤️ Jonida është top dhe ju përqafojmë të gjithëve❤️ Falemnderit Perëndi”- shkruan ai krahas postimit ku shfaqet dora e moderatores dhe e vogëlushit.

Kujtojmë se Vokshi i surprizoi të gjithë me lajmin se është në pritje të ëmbël gjatë moderimit të netëve live të Big Brother Vip Kosova.
Jonida është dhe nënë e një vajze të cilën e quajnë Emi. Prezantuesja e kishte shprehur dhe më parë dëshirën për të pasur një fëmijë të dytë:
“Nuk dua ta lë Emin vetëm. Me shumë dëshirë dua t’i bëj Emit një motër. Nëse është në dëshirën çfarë dua unë të kem, do doja të provoja ndjesinë e një djali”- tha ajo disa kohë më parë.
© Panoramaplus.al
