23 Nëntor, 2022

Gjysëmfinalja e Këngës Magjike, Jonida Maliqi publikon foto mahnitëse


Këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi, pjesë e jurisë në Kënga Magjike u shfaq në super formë në Pallatin e Kongreseve.

Ajo ndau për  ndjekësit disa foto të bukura në Instagram ku dukej e mahnitshme. Veshur me fustan të kuq me dekolte të hapur kombinuar me taka të kuqe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi)

Kujtojmë se Maliqi gjithë karrierës së saj, ka fituar gjashtë çmime në Kënga Magjike dhe vendin e parë në vitin 2008.

Gjithnjë në stil ajo zgjedh që edhe në të përditshmen të mbajë statusin e një prej personazheve më fashioniste. Si e shikojmë veshur, ajo mban edhe xhaketën xhins nga “Balenciaga”, që pak kohë më parë shkaktoi jo pak zhurmë në media. Bota ka Georgina Rodriguez, ne kemi Jonida Maliqin kur bëhet fjalë për modë dhe stil në të veshur.

Por mesa duket, këtë herë këngëtarja shqiptare ka qenë një hap para partneres së Cristiano Ronaldos, për sa i përket një tendence të fundit në veshje. Bëhet fjalë për një xhaketë “oversize” xhins e markës “Balenciaga”. Georgina ka ndarë foto me këtë xhaketë tri ditë më parë në “Instagram”-in e saj ku numëron afro 40 milionë ndjekës.

 

© Panoramaplus.al