Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion”, ka publikuar një ditë më parë videoklipin e këngës “Ktheju Tokës”.

Në klip, Jonida shfaqet teksa qëndron e veshur me fustan tyli ngjyrë “nude” në një vend komplet të zi.
E ajo që bie në sy në këtë klip është se pjesë e tij bërë edhe djali i çiftit të balerinëve Enada dhe Gerd Vaso, Roani.

Ai duket se po ndjek hapat e prindërve, pasi ndërthur në mënyrën më të bukur kërcimin me aktrimin, teksa vrapon mes zjarrit.

“Ktheju Tokës, është një thirrje e kënduar fuqishëm nga Jonida Maliqi që u drejtohet tashmë jo vetëm shqiptarëve, por vjen njëherësh si një klithëm për mbarë fenomenin e emigracionit me të cilin po përballet aktualisht mbarë Europa. Gjithsesi, ky videoklip është vetëm paranteza e performancës së Shqipërisë në Eurovision, të cilën e ruajmë ende si surprizën e radhës”, shkruhet në postimin e Jonidës në profilin e saj në “Instagram”.


