8 Prill, 2019

Jonida Maliqi performon në “Eurovizion in Concert”, ja si renditet nga sondazhet


Dy ditë më parë, Jonida Maliqi, perfermoi në “Eurovision in Concert” këngën “Ktheju tokës” me të cilën dot ë përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion”.

Performanca e këngëtares shqiptare ishte elektrizuese dhe nga sondazhet duket se është pritur mjaft mirë nga fansat, të cilët e duartrokitën gjatë.

Kujtojmë se ky event është shumë i rëndësishëm, pasi aty prezantohen të gjitha këngët pjesëmarrëse live dhe publiku fillon të krijojë të preferuarit e tij.

Faqja e njohur e “Eurovizion”-it, “WiwiBlogs” ka hapur një sondazh për performancën e bërë në “Eurovision in Concert”, e Shqipëria ka fituar zemrat e publikut dhe është renditur e dyta si pretendente për fituese pas Duncan Laurence, përfaqësuesi i Holandës.

© Panoramaplus.al