19 Qershor, 2019

Jonida Maliqi kapet “mat” në pishinë me aktorin e njohur (VIDEO)


Pak kohë më parë u përhap lajmi se këngëtarja, Jonida Maliqi, është në një lidhje me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.

Dyshimet se ata po përjetojnë një romancë nisën një vit më parë, ku Jonida dhe Romeo publikonin në rrjetet sociale fotografi në ambiente të njëjta.

Por për këto thashetheme, këngëtarja dhe aktori vendosën që të mos reagonin.


Ndërkohë së fundmi, në një video të siguruar nga MCN Radio Albania, Jonida Maliqi shihet shumë pranë Romeos. Ata ndodhen në pishinë, të përqafuar dhe duke kaluar disa momente vërtet romantike të filmuara këto ditë të nxehta.

Dy vite pas deklarimit të divorcit nga partneri prej 17 vitesh, Gent Prizreni, këngëtarja Maliqi ka hyrë në një episod të ri në jetën e saj. Fjalët për fillimin e lidhjes me Romeo Veshaj e “Al Pazar” nisën gjatë muajit nëntor 2018. Gjithçka nisi kur Romeo kishte postuar një foto me një vajzë misterioze me flokë të zeza, për të cilën mediat aluduan dhe atëherë se ajo vajza ishte pikërisht këngëtarja e famshme, Jonida Maliqi.

© Panoramaplus.al