Jonida Maliqi është një nga këngëtaret më të talentuara shqiptare. Ajo së shpejti pritet që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Ktheju tokës”.

Por ditën e sotme, Jonida feston 36-vjetorin e lindjes. “36 mësime që kam mësuar: Këshillë për veten për ditëlindjen time të 36-të”, shkruan Jonida në një postim në profilin e saj në “Instagram”.

Gjithashtu këngëtarja ka marrë edhe shumë urime e dhurata nga miqtë dhe të afërmit e saj. Ndërkohë vlen të theksohet se Jonida shfaqet gjithnjë e kuruar në çdo detaj, e si pasojë e cilësojnë edhe si një fashioniste.

© Panoramaplus.al

