9 Tetor, 2018

Jona Spahiu publikon foton më të ëmbël me të birin


Moderatorja e njohur Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë më 17 shtator të këtij viti. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin Jona dhe bashkëshorti i saj e pagëzuan me emrin Raiden.

Pas lindjes së vogëlushit, Jona publikoi për ndjekësit e saj një video të ëmbël nga momentet e tyre në spital dhe ardhja në jetë e djalit.

Ndërsa mëngjesin e sotëm, moderatorja ka postuar në profilin e saj në “Instagram”, një tjetër foto mjaft të ëmbël me Raiden.

Jona ka fotografuar këmbët e të birit teksa e mban në prehër duke marrë rreze dielli. “Raiden, Vakti i parë: Vitaminë D. Jona, Vakti i parë: Këmbet e tij”, shkruan ajo bashkëngjitur me fotografinë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al