3 Korrik, 2022

Johnny Depp nis pushimet pas gjyqit me Amber Heard, ja destinacioni që ka zgjedhur ylli i “Hollywood”


Ai doli fitues në gjyqin shumë të diskutuar për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard. Dhe vetëm disa javë pas përfundimit të gjyqit, Johnny Depp duket se po pushon në Evropë mes një turneu të ri muzikor në ‘kontinentin e vjetër’ dhe përpara filmit të tij të parë të ri në më shumë se dy vjet. Ai ka qenë në Suedi, ku ka përfituar nga qetësia e Stokholm për një lundrim në një varkë, gjë që e tregoi edhe në faqen e tij në Instagram.

Në foto, ylli ‘Finding Neverland’ shfaqet duke pirë cigare ndërsa pushon në pjesën e prapme të varkës. Ai shihet i veshur me pantallona të gjata, një t-shirt, syze dielli dhe një kapele.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Johnny Depp (@johnnydepp)

Johnny do të mbajë koncerte me supergrupin e tij, ‘Hollywood Vampires’, që ai bashkëthemeloi me kitaristin e Aerosmith, Joe Perry dhe Alice Cooper. Javët e fundit, Depp ka qenë duke performuar me kitaristin legjendar Jeff Beck. Depp gjeti kohën për të ndaluar në Paris për një provë mbi veshjet për filmin e tij të ri, ku ai do të luajë mbretin francez Louis XV, i cili po drejtohet nga Maiwenn. Xhirimet për filmin, titulli dhe subjekti i të cilit mbahen të pazbuluara, pritet të fillojnë gjatë verës, sipas ‘Variety’.

Ka pasur raportime të reja që Disney shpresonte të rregullonte marrëdhënien me aktorin, pasi e hoqi nga “Piratet e Karaibeve” në 2018, mes akuzave se ai abuzoi me Heard dhe gjyqin e tij të mëvonshëm për shpifje. Një burim i tha ‘Poptopic’ se Disney po punonte për një ‘marrëveshje prej 301 milionë dollarësh’, së bashku me një ‘donacion të konsiderueshëm’ për një bamirësi të zgjedhur nga Depp si një gjest vullneti të mirë, për të tërhequr Depp për një ose dy filma të Pirateve.

Gjë që u mohua nga  një përfaqësues i aktorit që i tha NBC News: “Kjo është e sajuar“.Depp luajti kapitenin Jack Sparrow në të pesë filmat, ku i fundit ishte filmi i vitit 2017 ‘Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales’.

Në maj, producenti i ‘Pirates of the Caribbean’, Jerry Bruckheimer, i cili tani është duke punuar në dy filma të tjerë, u pyet nëse Depp do të kthehej për projektet e ardhshme. “Jo në këtë pikë,” -tha ai për ‘The Sunday Times’. “E ardhmja ende nuk është vendosur”. Komentet u bënë kur Depp ishte në mes të gjyqit të tij për shpifje kundër ish-gruas Amber Heard. Gjatë gjyqit, Depp tha se nuk ka interes të kthehet më.

© Panoramaplus.al