Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani, duket se po arrin majat në karrierën e tij me pjesëmarrjen në filmin “The Poison Rose”.

Destani ka prekur ëndrrën “Hollywood”-iane duke luajtur krah aktorëve të famshëm si John Travolta, Morgan Freeman, Kat Graham, Famke Janssen e të tjerë.
Pak ditë më parë, John Travolta, ka publikuar trailerin e filmit në fjalë në llogarinë e tij në “Instagram”. Në këtë postim ka komentuar Destani me një emoji me duar lart që nënkupton një bravo të madhe për suksesin dhe bashkëpunimin.

Ndërkohë nga ana tjetër aktori i famshëm amerikan e ka falënderuar aktorin shqiptar.

Mesa duket, dy aktorët kanë një marrëdhënie të mirë bashkë dhe se bashkëpunimi i tyre i parë ka rezultuar i suksesshëm.
© Panoramaplus.al
