14 Korrik, 2022

Joe Jonas dhe partnerja e tij prindër për herë të dytë, miqtë e çiftit japin lajmin e ëmbël


“Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku”, konfirmojnë burimet e afërta për çiftin ekskluzivisht për PEOPLE.

“Joe dhe Sophie janë të lumtur të njoftojnë ardhjen e vajzës së tyre,” thonë përfaqësuesit.

Aktorja  e “Game of Thrones”, konfirmoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë në një intervistë me Elle UK të publikuar në fillim të muajt maj.

“Kjo është ajo që është jeta për mua – rritja e brezit të ardhshëm,” tha Turner asokohe. “Gjëja më e madhe në jetë është të shoh vajzën time duke u forcuar. Ne jemi shumë të emocionuar që po zgjerojmë familjen. Është bekimi më i mirë që kemi pasur ndonjëherë.”

Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë së bashku, vajzën Willa, në korrik 2020.

Aktorja gjithashtu ka  përqafuar barkun  e saj në tapet në Met Gala 2022 në New York City, ku pozoi me bashkëshortin e saj prej tre vitesh. Ajo dukej shkëlqyese me një fustan Louis Vuitton me mëngë të gjata të qëndisura, të cilin e kombinoi me vathë të bardhë-ari dhe diamanti nga koleksioni Louis Vuitton High Jewelry.

Jonas dhe Turner u martuan në një  ceremoni surprizë në Las Vegas  në maj 2019 përpara se të  thoshin përsëri “Pranoj” në një festë më të madhe në Francë.

Lajmi emocionues për foshnjën erdhi menjëherë pasi u njoftua se vëllai i Joe-t,  Nick Jonas dhe gruaja e tij Priyanka Chopra Jonas mirëpritën një fëmijën e tyre të parë nëpërmjet një nëne surrogate . Vëllai i madh  Kevin Jonas  gjithashtu ka dy fëmijë me gruan e tij Danielle, me të cilën u martua në dhjetor 2009.

© Panoramaplus.al