Pas Fedez, një tjetër artist i njohur italian do të vijë në Tiranë në “Sunny Hill Festival”.

Bëhet fjalë për këngëtarin Alberto Cotta Ramusino, i njohur me emrin e artit si Tananai. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të “Sunny Hill” gjithashtu nga edhe vetë artisti italian përmes një postimi në Instagram.
“Ju lutemi mirëpresim @tananaimusica ? – një nga personazhet dhe kantautorët më interesantë në skenën muzikore të Italisë! Tashmë e dini se do të jetë ? me dikë aq të mirë sa Tananai!”– thuhet në postim.
View this post on Instagram
Tananai është një artist mjaft i njohur në Itali. Në mars 2021, ai publikoi këngën “Baby Goddamn”, e cila u bë virale në Spotify , e ndjekur nga kënga “Maleducazione” dhe kënga “Le madri degli altri”, të përfshira në albumin “Disumano” të reperit italian Fedez. Ai gjithashtu ka marrë pjesë edhe në Festivalin Sanremo në edicionin e tij të 72-të me këngën “Sesso caseale”.

“Sunny Hill” konfirmoi gjithashtu pjesëmarrjen e Fedez në festival, ndërsa është konfirmuar edhe pjesëmarrja e këngëtarit shqiptar Dren Abazi.
LEXO EDHE:
- Zbulohet artisti i parë i ‘Sunny Hill Festival’, Fedez vjen në Tiranë!
- Pas Fedez, zbulohet artisti i dytë i “Sunny Hill Festival”
© Panoramaplus.al

