Soni Malaj është një nga këngëtaret më të dashura nga publiku shqiptar.

Shumë e dinë që emri i vërtetë i këngëtares është Sonja pasi në karrierë ajo përdor emrin e saj artistik.
Mirëpo përveç se ka dy emra, Soni ka zbuluar së fundmi se ka dhe dy ditëlindje.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory, artistja publikoi një urim për ditëlindje dhe krahas saj shkruan me shaka: “Kur në pasaportë është shënuar datë tjerër lindje dhe ne certifikatë tjetër, praktikisht kam dy ditëlindje”.

Kujtojmë se Soni festoi së fundmi ditëlindjen e saj 24 tetor. Urimet për të ishin të shumta nga miq dhe kolegë por ajo që mori vëmendjen ishte mesazhi që mori nga ish partneri italian, balerinin Mirko Luçarelli, me të cilin ka dhe një vajzë.
“Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ai krahas një fotoje me këngëtaren, të cilën e ka shoqëruar dhe me disa emoji. Kujtojmë që ish çifti kanë tërhequr vëmendjen gjithmonë me raportin e mirë që kanë.

Pak kohë më parë, bënë bujë në rrjet dhe disa komente që i kishte lënë ish partneri.
“Hot” ishte komenti që e bëri Sonin t’i përgjigjej:
Soni: “Po çfarë do të thotë ‘hot’?”
Mirko: “Do të thotë ‘caliente’, ‘sexy’… a duhet të vazhdoj?”
Soni: “Aaa tani e kuptova.

Rreth një vit më parë, Soni i dha fund historisë së saj me Klevin. Çifti që ishin edhe të fejuar, i dhanë fund pa shumë bujë. Megjithatë pavarësisht mediave të shkruara dhe lajmeve të ndryshme, Soni ka zgjedhur të mos reagojë asnjëherë vrullshëm dhe të mos japë asnjë koment apo përgjigje, duke bërë kështu një zgjedhje të zgjuar, pasi koha do të flasë vetë.


