Emisioni i dashurisë Për’puthen, këtë sezon të ri televiziv do të vijë me shumë surpriza.

Pas konfirmimit të largimit të Bora Zemanit nga moderimi i emisionit dhe në vend të saj Ori Nebiaj, edhe tek opinionisti do të ketë ndryshime.

Sipas Kryefjala.com krah Arjan Konomit në rolin e opinionistes do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother Neda Karafili.


Kujtojmë që ky është sezoni i katërt i programit, i cili ka premtuar se do të ketë ndryshime në krahasim me sezonet e mëparshme. Ndërkohë asnjë çift i krijuar brenda Për’puthen nuk vazhdon të jetë bashkë edhe sot jashtë. Sakaq na mbetet të shohim versionin e ri dhe protagonisët e këtij sezoni.
© Panoramaplus.al
