Me fillimin e sezonit të ri televiziv, janë zbuluar edhe programet që do të shohim në ekran. Gjithashtu personazhet e njohur kanë treguar se ku do t’i ndjekim nga shtatori e pas.

Balerini i njohur, Graciano Tagani, ka postuar sot një video në “Instastory” ku shfaqet në ambientet e “Top Channel”..
Ndërkohë “Blitz.al” thotë se Graciano do të jetë balerin, koreograf i emisionit “E Diell”, madje jo vetëm kaq por në vazhdimësi të eksperiencës së tij, i është besuar dhe një rubrikë në programin e së dielës.

Kujtojmë se pas largimit nga “TV Klan”, balerinit të njohur ju besua rubrika “Dance with Graciano” në emisionin “Mos i fol shoferit” tek “Ora News”.
© Panoramaplus.al
