17 Nëntor, 2021

Modelja seksi konfirmon lidhjen me boksierin Robin Krasniqi! Publikon foto krah boksierit duke…


Modelja e njohur nga Kosova, Marigona Krasniqi, ka konfirmuar romancën e bukur që po përjeton me boksierin e famshëm, Robin Krasniqi. Dyshimet se bukuroshja shqiptare ishte fejuar, nisën kur ajo publikoi në rrjete sociale një foto ku dukej unaza në gishtin e fejesës.

robin krasniqi (1)

Ditën e sotme, modelja seksi konfirmoi zërat duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto, në të cilat shfaqet përkrah Krasniqit. Ajo kishte veshur një fustan jeshil, prej sateni, i cili i tregonte jo vetëm gjoksin, por edhe këmbët e tonifikuara për shkak se ishte i çarë në njërën anë. Nga ana tjetër, Robini kishte veshur një palë pantallona të bardha dhe një bluzë të zezë.

Marigona zgjodhi të mos shkruante asgjë dhe vendosi vetëm emoji-n e një zemre të kuqe, për të përshkruar dashurinë e tyre.

robin krasniqi (7)

Robini gjithashtu publikoi mbrëmë një foto me Marigonën, në të cilën shfaqeshin duke qeshur dhe të kthyer me fytyrë nga njëri-tjetri. Edhe ai kishte zgjedhur emoji-n e një zemre të kuqe krahas imazhit.

robin krasniqi (3)

Gjatë një interviste të dhënë më parë, modelja bionde tha se unaza ishte “thjesht një konfirmim i lidhjes së tyre”, duke refuzuar të konfirmojë nëse Robin Krasniqi është i dashuri i saj. Ajo u shpreh se është shumë e dashuruar dhe se ‘do ketë diçka shumë shpejt”, duke shtuar se identitetin e të dashurit do e zbulojë kur të ndihet e sigurt.

Modelja tregoi se njohja me partnerin e saj nisi pesë vite më parë në Facebook, por pavarësisht pëlqimit nuk nisin një histori dashurie. Një ritakim rreth 1 viti më parë rindezi dashurinë mes tyre dhe tani janë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

robin krasniqi (6)

“Nuk jam e fejuar, por jam e lidhur. Personin se kam zbuluar, dua ta mbaj edhe pak për vete. Jam shumë e dashuruar, do ketë edhe një unazë. Unë iu tregova gazetarëve në Kosovë që nuk jam e fejuar, jam në një lidhje. Çdo gjë për të cilën e ndjej veten të sigurt, do e deklaroj. Jemi mësuar me faktin që gjërat personale duhet ti ndajmë me njerëzit që na admirojnë, ndjekin. Do ketë diçka shumë shpejt, por s’do flas ende, derisa të gjej sigurinë për ta ndarë me të tjerët.

Unaza ka qenë aprovimi i lidhjes, meqë ishte një kohë e gjatë që njiheshim prej 5 vitesh, nisi si shkëndijë. Por nuk pati një kurorëzim për të qenë bashkë ose të shpenzonim kohë, të njihnim njëri-tjetrin. Pas shumë insistimesh nga ana e të dashurit në fjalë, emrin s’do e jap edhe pak. Dua ta mbaj për vete këtë pjesë, lidhja është më e fortë kur se ndan me të tjerët. Ende po e njohim njëri-tjetrin në shumë situata të ndryshme. Para 5 vitesh jemi njohur, por s’ka pasur diçka konkrete.

robin krasniqi (5)

Kemi komunikuar në Facebook, jemi takuar dhe kemi mbajtur 10 metra në distancë. Isha e re në moshë dhe nuk e kisha mendjen për lidhje. Isha fokusuar tek karriera, familja, e shkollimi. E lamë me aq, secili nisi jetën e tij. Kështu që para 1 viti nisi sërish komunikimi, e urova fitoren (qesh). Takimi ynë i parë ka qenë në Turqi, sepse atje punoj më shumë. Gjatë insistimit, më ka thënë të vij të takoj në Kosovë, por gjeja justifikime të mos e shikoja. Por fati e deshi të takoheshim pas 5 vitesh, filluam diçka të qetë dhe është një person që më ka përmbushur, po vazhdoj ta shijoj këtë lidhje”, tha ajo në “Ftesë në 5”.

robin krasniqi (3) robin krasniqi (2) robin krasniqi (16) robin krasniqi (13) robin krasniqi (15) robin krasniqi (14) robin krasniqi (10) robin krasniqi (9) robin krasniqi (8) robin krasniqi (6) robin krasniqi (4) robin krasniqi (2) robin krasniqi (1)

© Panoramaplus.al