20 Tetor, 2022

Jim Belushi do të realizojë një dokumentar për Tiranën/ Aktori takim me Erion Veliajn, merr dhuratën simbolike nga kreu i Bashkisë


Aktori me origjinë shqiptare, Jim Belushi ashtu siç kishte premtuar ka ardhur në Tiranë. Vetë aktori, ndau në rrjetet sociale disa momente nga “jeta shqiptare”. Ai postoi disa foto nga Tirana, ndërsa shfaqej krah miqve të tij.

Vizita e yllit të kinematografisë me prejardhje shqiptare kishte për qëllim realizimin e një dokumentari për Tiranën, i cili do të transmetohet së shpejti në mediat amerikane.

Gjatë kësaj vizite aktori është takuar ditën e sotme dhe me Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. Kryetari i dha dhuratën simbolike Jimit “Kullën e Sahatit”.

“Kjo është një shenjë se duhet të kthehesh sërish të na vizitosh”, i tha Veliaj, aktorit me origjinë shqiptare.

Gjatë takimit me kreun e Bashkisë, Jim Belushi tregoi e ka gjetur Tiranën një qytet të transformuar në mënyrë të paimagjinueshme. Ndërsa Erion Veliaj u shpreh se ndihet shumë krenar që një aktor i madh si Jimi do të jetë promovuesi i radhës i imazhit të Tiranës në Amerikë.

“Më pëlqeu shumë që Xhim Belushi më tregoi se ka parë një qytet që ka ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme. Më vjen mirë që po xhirohet për një nga mediat kryesore amerikane një dokumentar për imazhin dhe historinë e Tiranës.

“Është një privilegj i madh që Belushi është në Tiranë dhe që dëshmon në vetë të parë një Tiranë të transformuar në mënyrë të jashtëzakonshme,” u shpreh kryetari.

Jim është djali i një emigranti shqiptar dhe është rritur në Çikago, ndërsa origjinën e tij e ka përmendur gjithmonë me krenari. Jim njihet më së shumti për rolin në serialin “Açording to Jim” ndërsa role të tjera televizive përfshijnë “Saturday Night Live” (1983–1985), “Total Security” (1997), and “Twin Peaks” (2017).

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

© Panoramaplus.al