12 Qershor, 2020

“Ji një nënë, por mos harro të jesh femër”- Arbana Osmani shtatzënë jep mesazhin për gratë


Arbana Osmani është në pritje të ëmbël. Moderatorja e njohur pritet të bëhet nënë për herë të dytë së shpejti.

Por kjo nuk e ndalon që të kujdeset për veten e saj dhe të qëndrojë në formë.

Arbana publikoi disa foto në Instagram ku vihet re barku i saj që ka filluar të rrumbullakoset dhe dha një mesazh të rëndësishëm për femrat.

“Ji një nënë ( dhe unë jam nëna më më fat në botë) por mos harro të jesh grua. Shumë dashuri për vajzat,”- shkroi moderatorja në përshkrimin e imazheve.

Arbana dhe partneri i saj Eduart Grishaj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Çifti bëri të ditur lajmin në ditën e lindjes së tyre, duke i suprizuar të gjithë.

Moderatorja është edhe nënë e një djali, Jonit, me ish-bashkëshortin e saj.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al