Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe sot feston 49-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë kaq të veçantë për të ajo përmes një postimi në Instagram nuk i ka kursyer fjalët më të mira pvr veten e saj.
“Sot, 49 vite më parë, Bulja e Agimi u gëzuan me fëmijen e parë! Isha unë. Erdha në jetë në 3 të mengjesit mbas 3 ditësh vuajtje të mamit tim .
Fëmijëri të bukur, mes njerëzve më të dashur, me familjen time,me gjyshêr, shumë kusherinj e familje të madhe.Tani mbas kaq vitesh ne skene e intervista, ju e dini êndŕren, perpjekjet etj etj. Nuk do të ndalem aty, tek ëndrra, as tek karriera.
Absolutisht! Jo se nuk është e rëndësishme, pasi luftova çdo ditë e patjetër më dhemb e më lumturon njësoj si çdo njeri që lufton për veten, në çdo profesion që zgjedh. Në këtë ditë, dua thjeshtë ti luten Zotit të më lërë këtu për shumë vite Arsyeja shumë e thjeshtë.
Si çdo prind. Si çdo nënë pa më te voglin përjashtim, edhe unë dua të jem pranë familjes time sa më gjatë, të rris, të shijoj rritjen e vajzave, të jem pranë tyre në të mirë e në të keq. Njësoj siç prindërit e mij ishin e janë për mua.
Edhe pse kam krjiuar familjen time, përsëri kam nevojë per prindërit e mij, motrën e vëllanë.
Në fund të fundit, secili nga ne vjen në jetë me një qëllim. Fillimisht, mendoja se qëllimi im ishte vetêm muzika.
Sot, besoj se secili nga ne në muzike, sado i madh ose i vogël, është i zëvendësueshëm. Ose, më saktë, bota e artit është kaq e madhe, kaq e gjerë sa gjithmone ka vend për secilin shpirt që vjen e shkon në kete jetë. Ama, ngelesh e pazëvendësueshme si nëna që u dhe jetë nga jeta jote fëmijëve të tu!
Besoj se më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, është familja. Sot, në këtë ditë e besoj, se qellimi im është të jem njeri, të mësoj fëmijët e mi të duan jetën, veten dhe të tjerët.
Bota ëdhtë bërë e egër! Ose kështu ka qënë, por ne kemi sfidat tona e ashtu na duket, sikur janë shtuar më shumë. Prandaj më shumë se kurrë, sot, i uroj vetes jetë të gjatë, që të jem pranë familjes time, miqve e mes jush dashamirës të pasionit tim. E zgjata shumë shumë. E di. Por kjo jam unë. Mbase pak tepër për këtë kohë ku duket sikur ndjesitë janë venitur. Por, kjo jam un!”- ka shkruar Aurela.

© Panoramaplus.al

