Angela Martini është përfolur disa herë për një ndarje nga bashkëshorti i saj miliarder.
Por modelja i ka dhënë fund thashethemeve për ndarje.

Ajo tregoi se bashkëshorti është shumë i përkushtuar ndaj saj dhe i vëmendshëm ndaj gjërave që e prekin.
Angela publikoi një video, ku zbuloi gjestin human që Dragos Savulescu bëri ndaj saj.

“Ishim në një restorant peshku duke porositur ushqim, kamerieri na solli një gaforre, e cila supozohej se ishte zier e gjallë. Por duke qenë se jam vegjetariane dhe e ndjeshme, u trishtova për këtë. Dhe bashkëshorti im vendosi që ta shpëtonte jetën e karavidhes duke paguar për të dhe më pas duke e hedhur në ujë. Po, jeta është si një film!”- shkroi modelja.
Duket se çifti janë më të lumtur se kurrë së bashku dhe po shijojnë çdo moment në krahët e njëri-tjetrit.
/Panoramaplus.al
© Panoramaplus.al

