9 Shtator, 2023

“Jeta nuk është gjithmonë mjaltë”/ Pas zërave se i ka dhënë fund romancës me të dashurin zvicerian, reagon Afrona Dika


Blogerja e njohur Afrona Dika, ka qenë një një nga emrat më të komentuar në rrjet përgjatë muajve të fundit.

Pas ndarjes së bujshme nga këngëtari Blero Muharremi dhe deklaratave të forta q ëish-çifti bënin për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, blogerja nuk vonoi shumë dhe rigjeti sërish dashurinë e saj.

Ajo zbuloi se ishte në lidhje me një djalë zviceran, me të cilin shpesh herë publikonte dhe foto me të në Instagramin e saj.

Mirëpo prej disa javësh tashmë, Afrona duket se i dha fund dhe kësaj romance pasi dyshja nuk e ndjekin më njëri- tjetrin ne Instagram.

E së fundmi, Afrona ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një foto të sajën ku duket e mërzitur, ndërsa krahas postimit shkroi:

“Jeta nuk është gjithmonë mjaltë ka momente që të rrëzon”– duke mos sqaruar më tej se çfarë mund t’i ketë ndodhur blogeres.

© Panoramaplus.al