19 Dhjetor, 2021

“Jeta ime në asnjë drejtim nuk po shkonte mirë”- Modelja seksi rrëfen: Kur punoj në Shqipëri vetëm stresohem! Në USA edhe pse bej gafa s’me thonë gjë


Modelja e njohur Adrola Dushi ka treguar aspekte të panjohura nga jeta e saj private. Modelja përmendi ngjarje të rëndësishme të jetës së saj, si lindja e djalit dhe karriera e saj në Amerikë.  

dyshui

“Në këto 6 vite të fundit të jetës time vetëm puna shkonte mirë dhe djali im gëzonte shëndet, por jeta ime në asnjë lloj drejtimi nuk shkonte mirë. Nuk festoja ditëlindje, vetëm shkoja në punë për të pasur lekët e mia. Mua ma bënë surprizë ditëlindjen ishte koha e karantinës, po reflektoja me veten, pasi isha bërë njeri i zi dhe nuk po jetoja dot në lëkurën time më. Pandemia solli të mira në jetën time personale. Në jetën time pas shumë kohe ku nuk po gjeja një dritë jeshile, erdhi ditëlindja ime dhe prej asaj kohe jam shumë falënderuese për çdo gjë në jetën time.’’ – tha ajo në prive.

Adrola Dushi punon prej kohësh në Amerikë si modele, por ka pasur shpeshherë edhe projekte që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Ajo vuri në dukje ndryshimin mes Shqipërie dhe Amerikës duke thënë se në Shqipëri puna e saj është shumë stresuese, dhe se këtu ndonjëherë i bëjnë modelet të qajnë.

“Trajtimi është shumë ndryshe atje. Unë shqetësohem kur punoj në Shqipëri pasi stresojnë modelin. Pse më streson mua, unë jam fytyra jote?! Në Amerikë edhe pse bëj gafa askush nuk më ka stresuar ndonjëherë dhe unë jam e paprekshme. Këtu i bëjnë për të qarë” – tha Adrola Dushi.

Gjithashtu ajo foli për konkursin e bukurisë ku ajo u shpall fituese, dhe për ardhjen në jetë të djalit të saj në një moshë kur ajo nuk ishte aspak gati.

“Kur shkova më pëlqyen shumë, me sa pashë ata e kishin ndarë mendjen që unë do fitoja. Familja nuk kanë qenë pro, përveç vëllait. Më pas vitin 2013 ka ndryshuar rrënjësisht Adrolën brenda meje. 20 vjeçe jam bërë nënë, nuk e kisha idenë se çfarë do të thotë një bebe dhe iu thoja familjarëve unë do e bëj dhe jua postoj juve. E nesërmja pas lindjes, ka qenë starti i jetës time me Troin, dhe që atë ditë nuk e kam hequr më nga krahët.’’

© Panoramaplus.al