Alba Çobaj solli në jetë vajzën e saj katër ditë më parë.
Dhe ish-banorja e Big Brother ka rrëfyer eksperiencën e saj të të bërit nënë për herë të parë.

Moderatorja tha se nuk ka lumturi më të madhe në univers se sa të bëhesh nëna. Ajo u shpreh se vetëm kur lindi Sofian kuptoi sesa shumë e ka dashur mamaja e saj.
Alba rrëfeu se një ditë qau nga emocionet ndërsa i ndërronte pelenat vajzës. Ndërsa tregoi edhe vështirësitë që ka një femër kur bëhet prind.
Ajo u shpreh se teksa hante iu desh edhe të shtynte karrocën ku qëndronte Sofia.

Postimi i plotë:
Jeta e vërtetë e një mami të re ose e një mami në përgjithësi pa filtra ????
Në njërën dorë po haja dhe në tjetrën po shtyja karrocën ???? Se çfarë hëngra as nuk e mora vesh se tani harroj dhe të ha, por di t’ju them që nuk paska lumturi më të madhe në këtë Univers se të bëhesh nënë.
Tani e kuptoj mamanë time sa shumë më paska dashur dhe se sa e madhe qenka dashuria që ndjen për engjëllin që ke krijuar e ke lindur.
Ndërkohë që po e shkruaj këtë mu mbushën sytë me lot, siç më mbushen disa herë gjatë ditës (përveç hormoneve) dhe nga lumturia që e shoh pranë nesh Sofian. ??❤
Një ditë qava nga emocioni duke i ndërruar pelenat ??? ndërsa herët e tjera se nuk më besohet që e kam bërë unë dhe them me vete: “Unë e bëra këtë”? ????????
Ju puthim shumë të gjitha mamave që na janë bashkuar në Instagram dhe Youtube (jeni pafuuuund dhe ju falenderoj) dhe na dhurojnë shumë dashuri ??
Ju pucim unë dhe Sofia ❤???


