Jennifer Lopez është fotografuar në një shkollë të premten në zonën e Los Angeles-it, duke ngritur dyshimet se do të zhvendoset bashkë me fëmijët në shtëpinë e Ben Affleck.

Pas ndarjes nga Alex Rodriguez, Jennifer dhe Ben kanë udhëtuar bashkë në disa vende. Pasi aktori udhëtoi drejt Miamit për të qenë me të, tashmë ka ardhur radha e Jennifer për të bërë të njëjtën gjë, duke udhëtuar drejt Los Angeles-it, raporton “TMZ”.

Ndryshe nga çifte të tjerë të famshmish, ata nuk po e fshehin marrëdhënien e tyre, pasi janë fotografuar disa herë në publik duke u përqafuar dhe duke ecur të kapur dorë për dore.

Zhvendosja e Jennifer dhe e fëmijëve të saj tek Ben do të jetë një hap i madh dhe shumë i rëndësishëm për të gjithë. Për binjakët e këngëtares, Max dhe Emme, duket se do të nisë një kapitull i ri.

Gjithashtu Ben ka prioritet kryesor fëmijët e tij, vajzën 12-vjeçare, Seraphina dhe djalin 9 vjeç, Samuel. Po ashtu ai ka dhe një vajzë 15-vjeçare të quajtur Violet, që ka ardhur në jetë nga martesa me ish-bashkëshorten Jennifer Garner.


