Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck treguan se janë ‘çmendurisht’ të dashuruar me njëri-tjetrin, teksa ndanë një puthje pasionante në premierën e filmit të tij të ri ‘The Flash’ në Los Angeles, i cili u mbajt këtë të hënë.

Ylli i “Mother”-it shkëlqente me fustanin e saj të thjeshtë dyngjyrësh, të cilin e la të hapur, duke zbuluar pak gjoksin.

Ajo e kombinoi veshjen e saj me një palë vathë dhe disa unaza, ndërsa kishte bërë një makijazh të lehtë i cili vinte në dukje bukurinë e saj natyrale.
Megjithatë fituesi i çmimit ‘Oscar’ u përshtat me bashkëshorten e tij, duke veshur një kostum klasik të zi.

Gjatë gjithë natës çifti e treguan dashurinë e madhe që ata kanë për njëri-tjetrin.


Kujtojmë që vetëm dy javë më parë dyshja kanë kanë blerë një rezidencë në Beverly Hills, Kaliforni, për 60.85 milionë dollarë, pas gati dy vitesh kërkimi për ‘folenë’ e tyre të dashurisë.

© Panoramaplus.al

